Ambasada amerikane: Rugova, vizionar i paqes

21 janar 2026 | 14:12

E ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim, ambasada amerikane e ka përshkruar Rugovën si një “vizionar të paqes”

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua presidentes Vjosa Osmani në nderimin e dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti – jo dhuna – janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17…