Ambasada amerikane: ShBA-ja në luftë ndaj organizatave të trafikut të drogës, jo kundër Venezuelës

08 janar 2026 | 12:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka shpërndarë një njoftim zyrtar, ku ka theksuar se ShBA-ja është në luftë kundër organizatave të trafikut të drogës dhe jo kundër shtetit të Venezuelës.

Në deklaratë e kësaj ambasade është theksuar se Uashingtoni nuk do të lejojë që Hemisfera Perëndimore të shndërrohet në bazë operimi për kundërshtarë, rivalë apo konkurrentë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, prioriteti kryesor i ShBA-së mbetet siguria, stabiliteti, mirëqenia dhe prosperiteti i qytetarëve amerikanë. Autoritetet amerikane kanë theksuar se veprimet e tyre synojnë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e sigurisë rajonale.

“Ne jemi në luftë kundër organizatave të trafikut të drogës, jo në luftë kundër Venezuelës”, është thënë në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada Amerikane, duke riafirmuar angazhimin e ShBA-së kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë…