Ambasada amerikane: Urime Kosovë për këtë fitore historike
27 mars 2026
| 13:25
Kosova shënoi mbrëmë fitore historike ndaj Sllovakisë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Për këtë fitore “Dardanët” kanë pranuar urime të shumta.
Këtë triumf futbollistik të Kosovës e ka uruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Urime Kosovë për këtë fitore historike”, thuhet në shkrimin e kësaj ambasade në “Facebook”.



