
Ambasada amerikane uron kadetin Arlind Sadiku për diplomimin në akademinë prestigjioze West Point në ShBA
27 maj 2025
| 14:31
Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar Arlind Sadikun, kadetin nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), për diplomimin në West Point – Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada është shprehur se pret me padurim kontributin e Sadikut në FSK.
“Urime kadetit Arlind Sadiku për diplomimin nga West Point – Akademia Ushtarake e SHBA-së! Përkushtimi dhe udhëheqësia juaj janë një reflektim i përpjekjeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të fortë për Kosovën dhe rajonin. Me padurim presim kontributin dhe shërbimin tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, është thënë në urimin e Ambasadës së ShBA-së.