
Ambasada britanike mbështet qeverinë për masat e reja
05 prill 2021
| 19:00
Qeveria e Kosovës sot ka ndërmarrë masat e reja anti-Covid, teksa lidhur me këtë erdhi edhe reagimi nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë
Përmes një njoftimi, ata mbështetën vendimin e Qeverisë, ku edhe bënë thirrje për respektim të tyre.
“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkeKunderCovid19”.