Ambasada britanike vlerëson koordinimin midis KFOR-it dhe FSK-së për operacionin në Ujman

30 korrik 2025 | 11:25

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka vlerësuar koordinimin pozitiv midis KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas autorizimit nga Komandanti i KFOR-it që FSK-ja të vendosë ekipe të kërkim-shpëtimit për ta gjetur trupin e pajetë të Rrahim Latifit i cili u mbyt pak ditë më parë në Ujman pas hedhjes nga ura.

Përmes një postimi në “Facebook”, kjo ambasadë ka thënë se operacioni është dëshmi e përsosmërisë së aftësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe në përputhje me marrëveshjet afatgjata midis KFOR-it dhe FSK-së.

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllime familjes së burrit që fatkeqësisht humbi jetën”.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Bashkëpunimi i ngushtë midis KFOR-it, FSK-së dhe reaguesve të tjerë të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është jetik për suksesin e misionit të KFOR-it”, është thënë reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari e ka shtuar presion mbi klubin…