Ambasada e Britanisë në Kosovë: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen

07 gusht 2025 | 14:33

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që pavarësia dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë të respektohen.

Ky reagim vjen pak ditë nga konferenca e presidentes Vjosa Osmani dhe pak kohë para vendimit të Kushtetueses lidhur me bllokadën.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Presidentja Osmani para disa ditësh në një konferencë për medie ka bërë me dije se ka tërhequr kërkesën nga Gjykata Kushtetuese për bllokadën në Kuvend për shkak siç ka thënë të gjyqtarit serb, Radomir Llaban, i cili është caktuar gjyqtar raportues në rastin e presidentes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur dukej se situata nuk mund të komplikohej më shumë…