Ambasada e Britanisë së Madhe: Të respektohet Kushtetuta

02 prill 2020 | 09:43

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka deklaruar se në këtë kohë krize me pandeminë nuk është koha për manovrime politike dhe se Kushtetuta e Kosovës  duhet të vazhdohet të respektohet nga qeveria në detyrë apo nga një qeveri e re.

Mbretëria e Bashkuar në Kosovë nëpërmjet një shkrimi në faqen e vet zyrtare në “Facebook” ka përshëndetur vendimin e qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave.

“Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet dhe që vendimet të merren shpejt që t’i mundësohet qeverisë në detyrë, ose asaj të re, që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale. Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në deklaratë.

Më tutje, bëhet me dije se Britania e Madhe e përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të dërgojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare që respekton integritetin territorial. “Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. /Epoka e re/

Shkrimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe:

Angazhimi rreth sfidës me pandeminë Covid-19, aktualisht është detyra kryesore me të cilën po përballen qeveritë në gjithe rajonin dhe kudo në botë. Do të kërkohet vendosmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje nga të gjitha Institucionet e Kosovës. Kjo nuk është kohë për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe me rajonin.

Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet, dhe që vendimet të mirren shpejt që t’i mundësohet Qeverisë në detyrë, ose asaj të re që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale.

Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për hjeqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin. Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

Ne ftojmë Qeverinë në detyrë, ose atë të re, që në të njëjtën kohë të punojë në arritjen e prioriteteve afatgjata të njerëzve, të reflektuara në zgjedhjet e fundit të Tetorit, duke u fokusuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të cilët janë shëruar nga koronavirusi në…