
Ambasada e Italisë mbledh zyrtarët italianë aktivë në Kosovë, kjo është arsyeja
03 shtator 2025
| 12:51
Ambasada e Italisë ka zhvilluar dje një takim me zyrtarët italianë që shërbejnë në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.
Në njoftimin për medea është bërë me dije se në takim janë diskutuar pikëpamjet mbi situatën aktuale në Kosovë.
Në këtë takim, i cili është njoftuar se do të përsëritet edhe në të ardhmen është vlerësuar roli strategjik i përfaqësuesve italianë në organizatat ndërkombëtare.
Ambasada ka theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në Kosovë.
Një falënderim i veçantë i është adresuar komandant Barduanit, për analizën dhe kontributin e tij në kuadër të misionit të KFOR-it.