Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Qëndrimi në hotele u zgjatet qytetarëve të bllokuar, kostot mbulohen

01 mars 2026 | 22:17

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada thotë se të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.

Ambasada po ashtu bëri të ditur se shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi.

“Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme”, thuhet në njoftim

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, vizitorë turistik që ndodheni në Emiratet e Bashkuara Arabe,
Ju informojmë se, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.
Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi.
Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën.
Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Ahmeti, BDI, ka shprehur solidaritet të plotë me Shtetet…