Ambasada e Kosovës në Ankara vjen me njoftim për ata që dëshirojnë të kthehen në vendlindje

27 mars 2020 | 15:00

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe se për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë këtë ambasadë ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Njëkohësisht, kjo ambasadë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur në Turqi,…

Gepostet von Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara/K.C. Ankara Büyükelçiliği am Freitag, 27. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Trainkos” ka vendosur që ta ndërpres linjën ndërkombëtare në…