Ambasada e Kosovës në Podgoricë hap librin e zisë për diplomatin Xhafer Ahmeti

26 qershor 2018 | 13:47

Ambasada e Kosovës në Podgoricë ka hapur sot librin e zisë për diplomatin tashmë të ndjerë Xhafer Ahmeti.

Këtë e ka bërë me dije ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë ka hapur librin e zisë për diplomatin, Xhafer Ahmeti, I cili më datë 21.06.2018 ndërroi jetë në Podgoricë. Libri i zisë do të jetë i hapur në ambientet e Ambasadës më 26-27.06.2018 në terminët 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00.
Adresa e Ambasadës: Sheikh Zayid 2, kati i tretë (Qendra The Capital Plaza)”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati,…