Ambasada e ShBA-së dhuron 560 libra për Departamentin e Gazetarisë në UP

03 maj 2018 | 15:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ia ka dhuruar 560 libra Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Këto libra kanë të bëjnë me mediet dhe janë dhuruar si donacion me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Drejtoresha e Institutit të Medies në Departamentin e Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj, ka thënë se këto libra do shërbejnë për edukimin dhe arsimin e gazetarëve të rinj.

Ndërsa Richard Mei nga ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka thënë se liria e shtypit është shumë e rëndësishme për një shtet demokratik.

Ai ka inkurajuar studentët dhe stafin e këtij departamenti të vazhdojnë me punën e tyre në këtë drejtim.

Me rastin e dhurimit të këtij fondi librash nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë për Departamentin e Gazetarisë, disa tituj u janë dhuruar studentëve të pranishëm.

Krejt në fund nga përfaqësuesit e kësaj ambasade është bërë me dije se konkursi për studime master në Amerikë është hapur për studentët e Kosovës që duan t’i vazhdojnë studimet atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe disa biznese private, iu…