
Ambasada e ShBA-së në Kosovë feston Ditën e Pavarësisë, Prattipati e quan Kosovën vendin më pro-amerikan në botë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar pritje për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.
Në një atmosferë festive dhe miqësore, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trupit diplomatik dhe shoqërisë civile morën pjesë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin amerikan.
Në fjalimin e saj përshëndetës, zëvendës-shefja e ambasadës së SHlhBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka theksuar lidhjet e veçanta mes dy vendeve dhe vlerësoi mikpritjen e ngrohtë të popullit kosovar.
“Kam festuar 4 Korrikun në shumë vende të ndryshme, dhe nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë”.
“Faleminderit që po festoni me ne sonte. Faleminderit për miqësinë tuaj dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka theksuar Prattipati.