
Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron festën e Bajramin në gjuhën shqipe
20 korrik 2021
| 12:18
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë qytetarët e Kosovës që festojnë këtë festë.
Fillimin e urimit kjo ambasadë e ka bërë në gjuhën shqipe.
“Me fat Kurban Bajrami”, është thënë në urimin e kësaj ambasade në faqen zyrtare në “Facebook”.
Më tutje, kjo ambasadë e ka vazhduar shkrimin duke uruar një festë të shëndetshme.
“Me fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak: Të gjithë kosovarëve që festojnë, duke ju uruar juve dhe familjeve tuaja një festë të shëndetshme, të gëzuar”, është thënë në urimin e ambasadës.