Ambasada e ShBA-së në Prishtinë përkujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën
27 janar 2026
| 10:53
Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit dhe miliona viktimave të tjera të persekutimit nazist në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane ka thënë se kjo ngjarje mbahet mend, nderohet dhe angazhohet për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë kujtimin e 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit dhe miliona viktimave të tjera të persekutimit nazist. E mbajmë mend. E nderojmë. Ne i angazhohemi të vërtetës dhe dinjitetit njerëzor”, është thënë në njoftim.



