Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thërret sërish Qeverinë t’i heqë tarifat
18 mars 2020
| 12:44
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ia ka përsëritur thirrjen Qeverisë së Kosovës që ta ndërmarrë hapin e guximshëm për heqjen e tarifave.
Përmes një deklarate për media, kjo ambasadë kanë deklaruar se në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.
“Në kohë si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, është thënë në njoftimin e ambasadës.



