Ambasada e ShBA-së në Shqipëri reagon pas emërimit të dy anëtareve në Gjykatën Kushtetuese

11 nëntor 2019 | 18:05

Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara (ShBA) të Amerikës në Tiranë.

Kjo ambasadë nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Facebook” ka shkruar se “votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, ka shkruar kjo ambasadë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 10-vjeçare është dërguar të spital për kontroll, ku…