Ambasada e ShBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal

21 dhjetor 2025 | 13:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi  në “Facebook”, amabsada ka njoftuar se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimit, ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së Shqipëri..

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 29 shtator, Beshiktashi fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Kocaelisporit.…