Ambasada e ShBA-së: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë Kuvend dhe qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën

30 prill 2025 | 16:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë është pyetur lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, që fillimisht ka nisur me raportin e Komisionit për mandatet e që po vazhdon edhe me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, kanë thënë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një qeveri të qëndrueshme.

Kjo ambasadë ka thënë për “Express” se krijimi i Kuvendit dhe Qeverisë duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e udhëheqjes politike të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përçarjet e vazhdueshme dhe pasiguria në raport me Qeverinë e…