
Ambasada e ShBA-së uron Kosovën për Ditën e Kushtetutës
09 prill 2021
| 13:42
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) i ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Kushtetutës.
Ky urim ka ardhur përmes një postimi në llogarinë e Ambasadës amerikane në “Facebook”.
“Urime Ditën e Kushtetutës, Kosovë”, është thënë në postimin e faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.