Ambasada e Zvicrës dhe HLC-ja dënojnë deklaratat e Vuçiqit për masakrën e Reçakut

09 dhjetor 2019 | 16:42

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjore-Humanitare në Kosovë (HCL) kanë dënuar ashpër deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte mohuar Masakrën e Reçakut.

Në deklaratën e tyre për medie është thënë se mbështesin dënimet e fuqishme dhe paekuivoke për deklaratën e presidentit Vuçiq që mohojnë mizoritë në Raçak.

“Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak u kryen mizori masive ndaj shqiptarëve, shumica e tyre ishin civilë të paarmatosur” është thënë në deklaratë.

Më tutje, në këtë deklaratë është thënë se në shoqëritë postkonfliktuoze është thelbësore psjtimit me të kaluarën dhe se një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera.

“Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e kaluara janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Qendrës Ligjore Humanitare në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit…