Ambasada në Itali me njoftim për të gjithë qytetarët që duan të kthehen në Kosovë

27 maj 2020 | 20:46

Ambasada e Kosovës në Itali nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim-qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në orën 13:55, nga aeroporti i Milano “Malpensa” në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, jeni të lutur të kontaktoni drejtpërdrejtë me kompaninë ‘Air Prishtina’, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Itali nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Njoftim për fluturimin Itali – KosovëTë nderuar bashkëatdhetarë, fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve…

Publiée par Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali sur Mercredi 27 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia para dy dekadave udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi. Ai që…