
Ambasada për vizitën e zyrtarit amerikan: Përforcon partneritetin mbrojtës në mes të ShBA-së dhe Kosovës
Ambasada amerikane në Kosovë është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker dhe gjeneralit Chris McKinney.
Ambasada ka njoftuar se zyrtari amerikan është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe atë të KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani.
Po ashtu, ambasada amerikane ka njoftuar se gjatë kësaj vizite Baker, ka përforcuar partneritetin mbrojtës në mes të ShBA-së e Kosovës dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Zyrtari amerikan gjatë vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në kampin Boondsteel, ku është takuar me personelin ushtarak amerikan.