Ambasada sllovene mbështet nxënësit e Skenderajt me bursa

25 prill 2018 | 13:59

Ambasada e Sllovenisë në Kosovë do ta ndihmojë komunën e Skenderajt në fushën e arsimit, ku do të ndajë bursa për nxënës të kësaj komune.

Kështu është bërë me dije të mërkurën pas takimit të zhvilluar ndërmjet ambasadorit slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj dhe kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari. Ambasadori Bertoncelj ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur komunën e Skenderajt edhe në fusha të tjera.

Ai ka shtuar se me kryetarin Jasharin kanë biseduar rreth mundësive që ndonjë kompani sllovene të vijë dhe të investojë në Skenderaj.

Ndërsa kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Sllovenisë për mbështetjen e nxënësve të kësaj komune.
Gjatë qëndrimit në Skenderaj, ambasadori slloven ka vizituar disa shkolla të kësaj komune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet komunës së Prishtinës, Ministrisë…