Ambasadorët e presin Kurtin në Zyrën e BE-së, Orav kërkon formim të shpejtë të qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve që veprojnë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Aivo Orav, ambasador i BE-së, është vlerësuar procesi zgjedhor, dhe është theksuar rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë.
“Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe krerët e misioneve në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar perspektivat për vitin 2026. Vlerësuam procesin zgjedhor, i cili pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë’’, ka shkruar Orav në platformën “X”.
Together w/ EU Ambassadors & Heads of Mission in Kosovo, met Caretaker PM @albinkurti to discuss perspectives for 2026. Commended the electoral process reflecting strong commitment to democratic principles & underscored the importance of swift government formation. pic.twitter.com/GvOBnKg9kc
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 14, 2026



