Ambasadorët e Quintit, liderëve politikë: Diskutoni për sfidat pa fyerje dhe kërcënime

11 qershor 2020 | 15:18

Ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovës u kanë bërë thirrje udhëheqësve që të diskutojnë për sfidat e shumta me të cilat po përballet vendi ynë, por pa fyerje dhe kërcënime

Nëpërmjet një reagimi publik, ambasadorët e Quintit kanë theksuar se e ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes, raporton “Epoka e re”.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të enjten një donacion me…