Ambasadori Abbott: Falënderoj nga zemra popullin e Kosovës për mikpritje

18 nëntor 2019 | 21:06

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur për ndeshjen Kosovë –Angli, e cila u zhvillua mbrëmë në Prishtinë dhe përfundoi 0-4.

Ambasadori Abbot ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që iu kanë bërë tifozëve dhe lojtarëve anglezë gjatë ditës se djeshme në ndeshjen Kosovë-Angli. Ai ka thënë se tanimë është edhe më krenar që është ambasador në Kosovë.

“Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime, popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend, ka thënë Abbott.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria renditet e dhjeta në Evropë për sa i përket…