
Ambasadori amerikan merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë
09 qershor 2022
| 12:15
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier po merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë.
Ai i është bashkuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ në marsh.
Parada do të fillojë tek sheshi “Skënderbeu” për të vazhduar më pas përgjatë sheshit kryesor dhe në fund do të përfundojë tek Pallati i Rinisë.