Ambasadori amerikan në Kosovë takohet me ministrin Rakiq, ja për çfarë biseduan

14 shkurt 2022 | 16:24

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar të hënën me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka konfirmuar edhe një herë angazhimin e ShBA-së për një Kosovë të pavarur, multietnike dhe sovrane, ku qytetarët nga të gjitha komunitetet gëzojnë të drejta të barabarta për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Me ministrin Goran Rakiq, konfirmova edhe një herë angazhimin e ShBA-së për një Kosovë të pavarur, multietnike dhe sovrane ku të gjithë qytetarët nga secili komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe zë të barabartë në avancimin e Kosovës drejt të ardhmes evropiane”, ka shkruar Hovenier.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpërndarë lejeqëndrimet…