Ambasadori amerikan: Pesë herë gjatë natës u detyrova të fshihem nga sulmet iraniane në Izrael

14 qershor 2025 | 10:25

Mike Huckabee, ambasadori i SHBA në Izrael, tha se atij iu desh të shkonte në strehimoret e bombardimeve pesë herë gjatë natës, pasi Irani nisi valë sulmesh me raketa hakmarrëse kundër Izraelit.

“Ka qenë natë e trazuar në Izrael,” tha Huckabee, i cili ndodhet në vend, në një postim në platformën X të shtunën në mëngjes.

Ai shtoi se Shabbat, dita e pushimit hebre që shënohet çdo të shtunë, duhet të jetë e qetë, por “ndoshta nuk do të jetë”.

mërkurën, Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes së SHBA-së aranzhuan largimin e personelit “jo esencial” nga vendet përreth Lindjes së Mesme, dy ditë përpara se Izraeli të ndërmerrte sulmin e tij, shkruan CNN.

Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas, u emërua nga Presidenti Donald Trump për postin me bazë në Jerusalem në nëntor të vitit të kaluar.

Ai ka qenë një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe dikur kishte deklaruar se “nuk ka diçka të tillë si palestinezë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes…