Ambasadori amerikan takon Kurtin, tregon se çfarë biseduan

18 mars 2021 | 14:05

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Me këtë rast, Kosnett ka thënë se ShBA-ja mbetet të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re për të qenë të suksesshme .

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta ShBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar…