Ambasadori amerikan viziton “Elkos”-in, Ramiz Kelmendi: Kënaqësi dhe nder i veçantë për mua dhe kompaninë time

11 korrik 2023 | 23:30

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka vizituar kompaninë “Elkos” dhe Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave “Egi” në Zahaq. Ambasadori Hovenier është pritur nga pronari i Elkos-it, Ramiz Kelmendi dhe stafi i tij.

Kështë është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga “Elkos Group”.

“Kënaqësi dhe nderë i veçant për mua dhe kompaninë time, që të prisnim sot në takim, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Jeff Hovenier.”, ka shkruar Kelmendi në falënderimin e tij për vizitën e ambasadorit Hovenier në kompanitë e tija.

Njoftimi i plotë:

Kënaqësi dhe nderë i veçant për mua dhe kompaninë time, që të prisnim sot në takim, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Jeff Hovenier.

Me ambasadorin vizituam grupin tonë ‘ELKOS’ dhe ‘EGI’, Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave në Zahaq.

Me këtë rast, Ambasadorin e shtetit mik amerikan e falënderova për kontributin e madh të SHBA-ve për lirinë e vendit tonë dhe demokracinë e arritur. E informova për sfidat e investitorëve/pronarëve të moshës së re të fabrikës dhe legjislacionin që po sanksionon me doganë në repromateriale dhe akcizë në gaz.

Tutje bashkëbiseduam edhe mbi konkluzat e takimit të përbashkët që bashkë me ambasadorin e kishim dje, në Kryeministri me Kryeministrin Kurti, me fokus çështjet  ekonomike.

Më bëjnë të lumtur përshtypjet e Ambasadorit me të arriturat e kompanive tona!

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Besnik Berisha ka thënë se përgjimet e publikuara ku…