Ambasadori Bajrami: Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi

26 tetor 2023 | 21:53

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një shkrimi në “X”, është shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të Brukselit.

Ai ndërkaq është shprehur se fatkeqësisht, Serbia e refuzoi atë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Syla, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se kryeministri…