Ambasadori Bajrami për tensionet në veri: Serbia dëshiron ta pengojë marrëveshjen

27 dhjetor 2022 | 16:47

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se Serbia me qëllim është duke nxitur dhunën dhe rritur tensionet në veri të Kosovës.

Bajrami ka shkruar të martën në “Twitter” se Beogradi është duke i përdorur bandat kriminale dhe grupet paraushtarake të lidhura me Rusinë që ndërtojnë barrikada në veri për të targetuar serbët që s’i binden Beogradit dhe për të sulmuar institucionet e Kosovës, policinë, EULEX-in dhe KFOR-in.

Sipas ambasadorit Bajrami e gjithë kjo po bëhet me qëllim që të pengohet përfundimi i dialogut të Brukselit përmes propozimit të BE-së që ka përkrahjen e Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata duan ta mbajnë publikun e hutuar”, ka shkruar Bajrami.

Sipas tij, serbët gjithashtu dëshirojnë që të mbajnë larg presionin perëndimor për të braktisur aleancën me Rusinë dhe Vladimir Putinin.

Për të realizuar këto qëllime, Bajrami ka thënë se Beogradit është duke udhëzuar mediat e kontrolluara që të shpërthejnë ne propagandë dhe gënjeshtra për Kosovën, shqiptarët, Gjermaninë, BE-në dhe Britaninë e Madhe.

“Për këtë qëllim ata hidhnin benzinë në zjarr kur flisnin për ‘terrorin shqiptar/Kurtin’, ‘fushatën anti-serbe të mbështetur nga Perëndimi dhe ‘luftën dhe gjakderdhjen që po vjen’”, ka shkruar Bajrami.

Ambasadori Agron Bajrami, ka thënë se kërcënimi i Serbisë kundër Kosovës është kërcënim ndaj NATO-së dhe BE-së.

Më tutje, ai ka thënë se pozicionimi strategjik i Serbisë është në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

Bajrami ka potencuar e një Kosovë demokratike dhe sovrane është pengesë për dominimin dhe influencën serbo/ruse në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania,…