Ambasadori Blerim Reka: Paraqitja e Kosovës në OKB dëshmi e shtetformimit demokratik

09 prill 2026 | 20:11

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me përfaqësimin e Kosovës në Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Reka ka theksuar se pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një dëshmi të fuqishme të shtetformimit të suksesshëm demokratik të Kosovës.

“Me zv. kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe të diasporës të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Edhe një dëshmi e fuqishme e shtet-formimit te sukseshëm demokratik të Kosovës para diplomacisë botërore”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anija e parë jo-iraniane e naftës kaloi nëpër Ngushticën e…