Ambasadori Blerim Reka takon ambasadorin e Bahamas në OKB, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

06 janar 2026 | 19:10

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka zhvilluar një takim me ambasadorin Stan Oduma Smith, përfaqësuesin e përhershëm të Komonuelthit të Bahamas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shtet ky që njohi Republikën e Kosovës para disa ditësh.

Takimi u mbajt në misionin e Bahamas në OKB dhe ishte i pari pas festave të fundvitit.

“Në misionin e Bahamas në OKB, në takimin e parë pas festave të fundvitit. Me ambasadorin Stan Oduma Smith, përfaqësuesin e përhershëm të Komonuelthit të Bahamas, shtetit të 121 që njohi Republikën e Kosovës”, ka shkruar Reka në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve…