Ambasadori britanik falënderon Thaçin, Kurtin, Konjufcën dhe Veselin

07 prill 2020 | 11:37

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka falënderuar liderët në vend, që nëpërmjet shkrimeve të publikuara në llogaritë e veta në rrjet sociale i uruan shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Abbott në një shkrim në “Facebook” ka falënderuar liderët në vend për fjalët e mira lidhur me shërimin e kryeministrit të Britanisë. Në veçanti ai ka falënderuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datën 8 prill, Hëna do të jetë e plotë…