Ambasadori britanik i merr kushërinjtë në ‘hiking’ tek Malet e Sharrit: Pasuri mahnitëse e Kosovës

06 tetor 2025 | 15:48

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar në Malet e Sharrit.

Përmes një postimi në “Facebook” të bashkangjitur me disa fotografi, ai ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar së bashku me kushërinjtë e tij.

“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në borë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Vërbeshticës, një pasuri natyrore mahnitëse e Kosovës e cila shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka dëshmuar për tri ditë në…