
Ambasadori britanik kritikon qeverinë për mbylljen e një palestre të sportit në veri
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, në një kolumne të botuar në medie, ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës, për veprime në veri, duke ngritur vëmendjen e mbyllja e një palestre sportive.
“Kosova duhet të jetë e gatshme të avancojë interesat e saj. Ne në Mbretërinë e Bashkuar e duam Kosovën pjesë të Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në çdo moment – kur Kosova ta ketë kryer punën e vështirë për të bindur shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbresëlënëse mbështetet nga një qëllim i vërtetë për të mbrojtur komunitetet joshumicë”.
“Veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme, si klubet sportive. Këto veprime minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj – pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie – janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.