
Ambasadori britanik lavdëron FSK-në në “Defender Europe 25”: Tregoi aftësi të larta bashkëpunimi me aleatët e NATO-s
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova.
Ai ka thënë se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK’së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA’ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO’s, shkruan Reporteri.net.
“Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga SHBA,
Shqipëria,
Kroacia,
Maqedonia e Veriut dhe
Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në
Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori.