Ambasadori britanik mirëpret zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: Partitë të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm

26 gusht 2025 | 16:47

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit sot në seancë dhe ka kërkuar përmbylljen e plotë të konstituimit të kuvendit që ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

“Zgjedhja e një kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, ka thënë  Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thirrjet raciste në terrenet sportive në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë…