Ambasadori britanik: Moti i ftohtë nuk duhet të pengojë qytetarët që të votojnë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Johnatan Hargreaves, e ka vizituar shkollën fillore “Sveti Sava”, në Mitrovicën e Veriut, për ta përcjell procesin e votimit atje.
Diplomati britanik, ka thënë se moti i ftohtë nuk duhet të pengojë qytetarët dhe shpreson që kjo të nxisë pjesëmarrje të lartë në votime.
Ai ka shprehur besimin se qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më mirë në të gjithë Kosovën.
“Është një ditë e bukur, është ftohtë, por shpresoj se kjo do të thotë që njerëzit do të duan të vijnë dhe të votojnë. Shpresoj që pjesëmarrja të jetë më e lartë sot dhe që të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri në të gjithë Kosovën”.
“Kam parë sa shumë përpjekje janë bërë që këto zgjedhje të kalojnë në mënyrë të qetë dhe të suksesshme. E di që votuesit nga e gjithë Kosova po përdorin të drejtën e tyre demokratike”, ka thënë Hargreaves.



