Ambasadori britanik pas takimit me Bashën: U pajtuam për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit

04 shtator 2025 | 16:39

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka shkuar në zyre kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, për t’ia uruar marrjen e postit të kryeparlamentarit.

Pas takimit, diplomati britanik ka vlerësuar se me Bashën janë pajtuar për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur.

Ai ka shkruar në “Facebook” se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet në përputhje më aktgjykimi e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot takova kryetarin e ri të kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. Ne u pajtuam për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresonim që situata të zgjidhej shpejt për t’i lejuar Kuvendit dhe një qeverie të re të vazhdojnë me punën e tyre jetësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu biseduam për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë”, ka shkruar Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të enjte është mbajtur ceremonia solemne e certifikimit të…