Ambasadori britanik: PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me Zenel Leku, ushtruesin e detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP.
Ambasadori britanik ka thënë se Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës.
Ai ka thënë së PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit apo sulmeve politike.
“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai.
Kujtojmë se KQZ-ja kishte votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por më pas PZAP e kishte anuluar këtë vendim si të kundërligjshëm.



