
Ambasadori britanik reagon për kërcënimet ndaj Osmanit
29 maj 2025
| 14:56
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar për kërcënimet e fundit që ka pranuar presidentja Vjosa Osmani.
Hargreaves ka thënë se heshtja nuk është opsion.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.