Ambasadori britanik rithekson mbështetjen për Gjykatën Supreme

23 korrik 2025 | 12:52

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin, ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, reformën në gjyqësor dhe sfidat me të cilat po përballet ky sistem.

Rexhepi duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës, gjyqësorit dhe Gjykatës Supreme në veçanti, ka bërë me dije se para ambasadorit Hargreaves punën e jashtëzakonshme që është bërë nga gjithë sistemi gjyqësor, sidomos viteve të fundit, përkundër sfidave të vazhdueshme, me të cilat po përballet ky sistem.

Kreu i Supremes ka sqaruar faktin se përkundër zhvillimeve të fundit, gjyqësori qëndron larg ndikimeve politike, i pavarur, llogaridhënës dhe transparent për punën e tij.

Ndërsa ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka riktheksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Gjykatës Supreme, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendit të dytë vjet në botërorin e Formula 1,…