
Ambasadori britanik shkon në KQZ, kjo është arsyeja
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe “nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës”.
“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës. Britania e Madhe vazhdon të qëndrojë fort prapa institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.
Dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është miratuar ridestinimi i buxhetit për zgjedhje. Ky ridestinim është miratuar me 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.
KQZ-ja ka kërkuar buxhet shtesë nga qeveria, por akoma s’ka marrë përgjigje.
.