Ambasadori britanik takohet me përfaqësuesit e AGK-së: Media e lirë është thelbësore për demokracinë

03 shtator 2025 | 19:20

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe me disa anëtarë të tjerë të këtij asociacioni.

Në njoftimin e tij, Hargreaves theksoi se biseda u përqendrua në gjendjen e mjedisit mediatik në vend.

“Sot prita në takim në Ambasadë anëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për të biseduar rreth mjedisit mediatik në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme. Gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një debat publik të informuar.” – ka shkruar Ambasadori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy…