Ambasadori britanik takon Haxhiun, diskutojnë edhe për zgjedhjen e presidentit

23 shkurt 2026 | 12:03

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Jonathan Hargreaves, ka bërë me dije se është takuar me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Hargreaves me Haxhiun kanë biseduar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“E mirëprita përparimin e shpejtë që Kuvendi ka bërë në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shprehëm pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ambasadori britanik në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…